








Çfarë është Programi EB-3?
Programi EB-3 është një program i bazuar në punësim që lejon punëdhënësit e certifikuar Amerikanë të sponsorizojnë qytetarë jo-amerikanë për punë të pakualifikuara.
Kjo u ofron punëtorëve të huaj një rrugë drejt qëndrimit të përhershëm (Green Card) në Amerikë, e cila zakonisht zgjat rreth 3-4 vite. Ndërsa vetë puna kategorizohet si e pakualifikuar, programi është shpesh një zgjidhje për punëtorët e kualifikuar që janë të gatshëm të punojnë në një pozicion të pakualifikuar përkohësisht në këmbim të qëndrimit të përhershëm (Green Card) në Amerikë.
Pasi të sigurohet qëndrimi i përhershëm, individët janë të lirë të punojnë ose në punë të kualifikuara ose të pakualifikuara. Nëse jeni të interesuar të ndiqni Programin EB-3, është thelbësore të kuptoni kërkesat, hapat e aplikimit dhe procesin e sponsorizimit. Tek Visa Solutions, jemi këtu për t’ju udhëhequr në çdo hap të rrugës, duke siguruar një proces të lehtë dhe të suksesshëm drejt ëndrrës suaj amerikane.

Sponsorizim bashkë me familjen tënde
Programi EB-3 ju lejon të sillni me vete familjen tuaj (bashkëshortin/en dhe fëmijët nën 21 vjeç) në SHBA, duke u dhënë atyre mundësinë të jetojnë, studiojnë dhe punojnë dhe poashtu të paisen me Green Card, ndërkohë që ti punon për sponsorin për 1 vit sipas kontratës.
Qëndrimin e përhershëm (Green Card)
Programi ofron një rrugë të drejtpërdrejtë për të marrë Green Card, duke ju siguruar të drejtën e qëndrimit afatgjatë dhe mundësinë për të jetuar e punuar përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.
Mundësia për të marrë pashaportën Amerikane
Pasi të bëheni banor i përhershëm, mund të filloni procesin drejt shtetësisë amerikane, duke ju lejuar të integroheni plotësisht në jetën në Shtetet e Bashkuara.
Nuk kërkohet përvojë pune
Programi EB-3 për punëtorë të pakualifikuar nuk kërkon përvojë pune të mëparshme, duke e bërë atë të aksesueshme për individët që janë të gatshëm të punojnë në pozicione fillestare për të ndërtuar të ardhmen e tyre në SHBA.
Çfarë përfitoni nga Programi EB-3 për punëtorë të pakualifikuar?
Realiteti Juaj Aktual: Të ngecur, të nënvlerësuar dhe të zhgënjyer‼️
1. Nuk ke një ofertë pune në Amerikë
2. Nuk e njeh procesin
3. Nuk ke dikë që të udhëheq
4. Ke frikë mos të mashtrojnë

1. Përzgjedhje e Kandidatëve
Ne realizojmë një vlerësim të detajuar për të identifikuar kandidatët që plotësojnë kërkesat specifike të punëdhënësve amerikanë. Ekipi ynë përputh me kujdes aftësitë dhe kualifikimet e çdo aplikanti me nevojat e tregut të punës të kompanive që sponsorizojnë përmes programit EB3, duke siguruar përshtatjen më të mirë për të dy palët.
2. Udhëzim i Plotë për Rekrutim Ndërkombëtar
Si ekspertë në rekrutimin ndërkombëtar, ofrojmë udhëzim të qartë dhe të personalizuar mbi kërkesat për sponsorizim nëpërmjet programit EB3. Ky program u jep mundësi punëtorëve – si të kualifikuar ashtu edhe të pakualifikuar – të përfitojnë qëndrim të përhershëm (Green Card) në SHBA nëpërmjet punësimit. Këshilltarët tanë shpjegojnë çdo hap të procesit, duke u siguruar që si kandidatët ashtu edhe punëdhënësit ta kuptojnë plotësisht angazhimin dhe përfitimet e këtij programi.
3. Koordinimi me Punëdhënësit (Sponsorizuesit)
Gjetja e një sponsori është një pjesë thelbësore e procesit të aplikimit për vizën EB3. Ne lidhim kandidatët me sponsorë të miratuar që sigurojnë përgatitjen e saktë të të gjithë dokumentacionit, përfshirë certifikatat e punësimit. Eksperienca jonë me vendet e punes të sponsorizuara përmes Programit EB3 garanton që çdo detaj të trajtohet me efikasitet.
4. Mbështetje deri sa të zbresësh në Amerikë:
Që nga aplikimi fillestar deri në mbërritjen në Shtetet e Bashkuara, Visa Solutions ofron mbështetje të vazhdueshme. Ne ndjekim kohën e përpunimit të Programit EB3, ndihmojmë me përgatitjen për intervistën ne Ambasadë dhe sigurojmë që si punëdhënësit ashtu edhe kandidatët të plotësojnë të gjitha kërkesat. Qëllimi ynë është ta bëjmë këtë proces sa më të lehtë dhe të suksesshëm për të gjithë të përfshirët.
Si e Ndryshojmë Ne Këtë
Hapat e procesit të Programit EB-3
#1
Konsultimi me ne
Plotësoni formularin tonë të kontaktit dhe do të ju kontaktojmë për një konsultim fillestar.
#2
Merrni miratimin nga punëdhënësi sponsorizues
Visa Solutions do të suportojë aplikimin tuaj me kompaninë sponsorizuese.
#3
Merrni miratimin zyrtar të aplikimit të USCIS
Visa Solutions do t'ju udhëheqë gjatë procesit të imigrimit dhe do të bashkëpunojë me avokatë imigracioni për të ndjekur cështjen tuaj.
#4
Hyrja në Amerikë🇺🇸
Pasi aplikimi juaj të miratohet, do të jeni gati të zhvendoseni në Amerikë dhe të filloni të punoni për sponsorin tuaj.
Pyetjet e bëra shpesh

Rekrutimi dhe orientimi
Fokusi ynë është tek programi EB-3, por ne nuk menaxhojmë apo përfaqësojmë klientët në procedurat ligjore para autoriteteve të imigracionit të shtetit Amerikan.
Ne zgjedhim kompanitë më të mira
Visa Solutions punon ekskluzivisht me kompani të mëdha që kanë demonstruar nevojën dhe aftësinë për të rekrutuar punëtorë ndërkombëtarë për punë. Kompania jonë rekruton kandidatë vetëm për kompanitë Fortune-500, në industri shumë-miliona dollarëshe duke u ofruar atyre, aplikantë të cilësisë më të lartë.
Ekspertiza dhe Përvoja
Ne kemi ekspertizën dhe njohuritë e nevojshme për të “blinduar” çdo rast, duke siguruar që planet dhe kontrata e punës të plotësojnë të gjitha kërkesat për sukses. Kjo përfshin plotësimin e aplikimeve të forta për programin EB-3. Fusha jonë e ekspertizës fokusohet në kompanitë më të mëdha dhe ky fokusim na mundëson të ofrojmë një nivel të pashembullt shërbimi dhe vëmendje ndaj detajeve, duke na veçuar në tregun e punës.
Çfarë thonë klientët tanë?

Shpresa R.
Pershendetje! Shpresoj te jeni mire. Desha t’ju shpreh mirenjohjen time te sinqerte per gjithe ndihmen dhe mbeshtetjen qe me dhate gjate procesit te marrjes se vizes. Nuk do ta kisha kaluar kete sfide kaq lehte pa keshillat dhe udhezimet tuaja. Me ndihmuat shume si me pergatitjen e dokumenteve, ashtu edhe me udhezimet per intervisten. Pyetjet qe me dhate per te praktikuar ishin thuajse identike me ato qe me bene ne ambasade, gje qe me beri te ndihem shume me e sigurt dhe e pergatitur ne diten e intervistes.Fale jush, e dija saktesisht si te pergjigjesha.

Estref H.
Profesional, te afte dhe din si te sillen me klientin,mbas shum rrefuzimesh me ndihem e tyre ja dola!

Nora H.
Staf i kualifikuar dhe transparence.Shume e kenaqur

Edona B.
Falenderoj shume "Visa Solutions" për ndihmen dhe korrektesin që treguan gjate procesit të aplikimit për vizë
Jam shumë e kënaqur dhe do të ju rekomandoja të gjitheve, në mënyr që të keni nje ekspericene të tille.